Përkeqësimi i motit, prefektja e Vlorës, thirrje strukturave: Qëndroni në gatishmëri

Përkeqësimi i motit, prefektja e Vlorës, thirrje strukturave: Qëndroni në gatishmëri

Komisioni i Mbrojtjes Civile në qarkun e Vlorës është mbledhur sot në Prefekturë, në një takim urgjent të thirrur për shkak të reshjeve të dendura të pritshme gjatë ditëve në vijim. Qëllimi i mbledhjes ka qenë vlerësimi i masave të marra deri tani dhe përcaktimi i detyrimeve konkrete për çdo institucion, për të garantuar reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës. Prefektja e Vlorës, Evis Alushi, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave që të qëndrojnë në gatishmëri të plotë: “Qëndroni në gatishmëri!” Sipas të dhënave të fundit nga Mbrojtja Civile dhe shërbimet hidrometeorologjike, njësia administrative Novoselë paraqet rrezikun më të lartë, pasi prurjet e lumit Vjosa pritet të rriten ndjeshëm, duke shtuar mundësinë që lumi të dalë nga shtrati. Autoritetet...