“Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

“Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”. “Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë. E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i...