“Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

“Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

17 Nëntor 2025 13:33 Alfred Lleshi Javier Clemente, 75 vjeç dhe figurë e njohur e futbollit spanjoll, e komentoi pa dorashka sjelljen e Vinicius ndaj Xabi Alonsos, pas zëvendësimit në “El Clásico”. Në një intervistë për “As”, ai u shpreh se “gjesti ishte i shëmtuar, shumë i shëmtuar, tregonte mungesë kulture futbolli”, duke shtuar se talenti brazilian “vjen nga një vend tjetër, ndoshta me zakone të tjera, por këtu nuk funksionon kështu”. Clemente kujtoi se asnjë lojtar nuk ia ka bërë atij kurrë një gjë të tillë, përveç një konflikti me Manolo Sarabian, që lidhej me aktivizimin, jo me zëvendësimet: “Formacionin e bën trajneri”. Ai foli edhe për Xabi Alonson, të cilin e aktivizoi te Real Sociedad kur ishte i ri, dhe rekomandoi huazimin e...