Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, është paraqitur sot para dhomave të specializuara në Hagë.
Ai po pyetet per ish-komandantët e UÇK ndërsa është personi i fundit i cili dëshmon në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Dëshmia e Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës Gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e procesit.
Paraqitja e provave nga mbrojtja ka filluar në 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.
Pas dëshmisë së Clark, procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.
