Notat e më të mirëve kundër Anglisë/ Ismajli ka artin e errët, Hoxha u tall me anglezët, çfarë Bajrami!

Notat e më të mirëve kundër Anglisë/ Ismajli ka artin e errët, Hoxha u tall me anglezët, çfarë Bajrami!

Shqipëria është përballur kundër Anglisë duke humbur në shifrat 0-2. Por përtej kësaj humbje, loja e Shqipërisë ka qenë fantastike, e një niveli shumë të lartë për 70 minuta. Pavarësisht kualifikimit të mëparshëm, impenjimi ishte maksimal dhe Koha Shtesë ka përzgjedhur pesë më të mirët e këtij takimi. Ardian Ismajli (6.5): “Ismajli ka nxjerrë një ndeshje të nivelit të lartë. Ka një konkurrencë të madhe me Ajetin për të qenë krahë Gjimshitit, por me llogjikë sportive, Ismajli qëndron më lart. I pagabueshëm dhe ka me vete edhe “artin e errët”. Detaji më i bukur ishte në minutat e para, një top depërton për Rice brenda zone që do gjendej i vetëm para Strakoshës për të shtyrë topin në rrjetë. Duke parë se Rice i iku,...