Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
FIFA nga alarmin: Mbi 30,000 postime ofenduese në rrjetet sociale të raportuara në vitin 2025
Mbi 30,000 postime ofenduese janë raportuar këtë vit në platformat e mediave sociale. Ky është rezultati që FIFA e pranoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. “Dua ta bëj të qartë se futbolli duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe gjithëpërfshirëse: në fushë, në tribuna dhe në internet“, tha presidenti Gianni Infantino. Organi drejtues botëror njoftoi në një raport se 11 persona u raportuan tek autoritetet përkatëse në vitin 2025 dhe një rast iu dërgua Interpolit. Këta individë u gjetën në Argjentinë, Brazil, Francë, Poloni, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u identifikuan “pas abuzimit gjatë garave të FIFA-s”. “Përmes Shërbimit të Mbrojtjes së Medias Sociale (SMPS) të FIFA-s dhe duke përdorur teknologji të përparuar dhe ekspertizë njerëzore,...