Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

17 Nëntor 2025 12:27 Alfred Lleshi Pep Guardiola ka folur hapur për situatën në Palestinë, përpara ndeshjes miqësore mes Katalonjës dhe Palestinës në “Lluís Companys”, mbështetur nga figura të mëdha sportive. Me mbi 25.000 bileta të shitura, Guardiola theksoi rëndësinë e kësaj iniciative: “Është një ndeshje simbolike. Palestinezët do të shohin se një pjesë e botës mendon për ta”. Ai kritikoi fuqishëm komunitetin ndërkombëtar: “Bota e ka lënë Palestinën vetëm. Nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk kanë faj që kanë lindur atje. Të gjithë ne kemi lejuar që të shkatërrohet një popull i tërë. E keqja është bërë dhe është e pakthyeshme”. Guardiola nuk i kurseu as udhëheqësit: “Nuk mund ta imagjinoj dikë që mbron masakrat në Gaza. Fëmijët tanë mund të jenë atje...