Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të

Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të

Brazili ka një “yll” të ri dhe ai është mesfushori i Chelsea, Estevao. Ai ishte protagonist në fitoren 2-0 që Brazili arriti ndaj Senegal në miqësore dy ditë më parë. 18-vjeçari, aktualisht në pronësi të Chelsea dhe i stërvitur në Palmeiras, ishte në qendër të vëmendjes pas një performance të shkëlqyer. Ai mori përgëzime edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. “Është e habitshme për mua që dikush kaq i ri zotëron këtë lloj talenti. Ai është shumë i saktë në përfundimin e tij, shumë i mprehtë. Me të, e ardhmja e Brazilit është e siguruar“, deklaroi hapur trajneri italian në një konferencë për shtyp. “Tre lojtarët në sulm mund të krijojnë lojëra fantastike. Vinicius mund të ndërrojë pozicione me Rodrygo, ata janë mësuar me këtë. Estevao...