Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës

Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës

17 Nëntor 2025 11:59 Telesport “Si mund ta përshkruaj Haaland me një fjalë? Ai është një makinë golash. Është një lojtar i shkëlqyer. San Siro është një turmë që e njeh futbollin dhe duartrokitjet në këmbë ndaj tij janë të duhura. Ishte hera e tij e parë këtu“. Kjo ishte deklarata e trajnerit të Norvegjisë, Stale Solbakken, në konferencën për shtyp pas fitores 4-1 kundër Italisë në “San Siro” dhe kualifikimit historik të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës 2026. “Jemi një grup i mirë lojtarësh. Të gjithë besonin në projekt dhe në këtë mënyrë loje. E pyeta shumë ekipin para se të nisnim këtë aventurë. Mendoj se tani jemi gati për Kupën e Botës“, shtoi trajneri skandinav. “Jemi një ekip i këndshëm për t’u...