Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit
17 Nëntor 2025 12:12 Alfred Lleshi Erling Haaland ishte protagonisti i kualifikimeve europiane për Botërorin 2026, duke shënuar 16 gola dhe udhëhequr Norvegjinë drejt finaleve të Kupës së Botës pas 28 vitesh mungesë. Sulmuesi i Manchester City shkëlqeu veçanërisht në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, ku realizoi 5 gola, duke shënuar në të gjitha, 8 ndeshjet e luajtura. Pas tij, me nga 8 gola renditen tri legjenda europiane: Marko Arnautović (Austria), Memphis Depay (Holanda) dhe Harry Kane (Anglia). Me 6 gola vijojnë Kevin De Bruyne (Belgjikë), Mikel Merino (Spanjë) dhe Andrej Kramarić (Kroaci). Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë rekorde, duke arritur në 41 gola në kualifikueset botërore, një rekord absolut në historinë e eliminatoreve të këtij kompeticioni.