Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alarm kombëtar për reshjet deri më 22 nëntor! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti një takim koordinues sot, 17 nëntor, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq. Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar mot i keq në vend. “Pjesa veriore kryesisht, ose e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës do të kenë intensitet reshjesh mesatare dhe të larta, që do të ndikojë në pjesën e poshtme të Shkodrës dhe Lezhës, ku derdhen lumenjtë kryesorë”, deklaroi ai. Tha se “sot të gjitha bashkitë dhe prefekturat në nivel kombëtar janë mobilizuar totalisht”. “Data 18 mund të ketë intensitet të shtuar dhe reshjet të jenë të pranishme në të...