“E meritojnë të gjithë shqiptarët”/ Mesfushori Asllani, tregon dëshirën e madhe: Ishalla kualifikohemi në Botëror

“E meritojnë të gjithë shqiptarët”/ Mesfushori Asllani, tregon dëshirën e madhe: Ishalla kualifikohemi në Botëror

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani luajti gjatë gjithë ndeshjes kundër Anglisë. Ai shprehu keqardhjen për golin e parë të pësuar, por tha se do të punojnë fort për ndeshjet e marsit. “Jemi shum të lumtur për këto 70 minuta që kemi bërë këtu pasi kjo është një skuadër shumë e fortë, pastaj gjynah se morëm një gol me goditje këndi, por s’ka problem. E rëndësishme është që të vazhdojmë kështu, të punojmë të gjithë së bashku dhe të presim të shohim kë kundërshtar do të kemi në mars. Kur të vijmë këtu në mars ta studiojmë mirë, të bëjmë video, ta analizojmë dhe ishalla kalojmë në Botëror, sepse e meritojmë ne si skuadër dhe të gjithë shqiptarët”, deklaroi Asllani për mikrofonat e FSHF-së.