PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme për të zgjedhur Kryetarin e ri. Kjo Konventë vjen, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik. Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie. Hamza ka deklaruar se e ndërmerr këtë hap me “përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”, duke theksuar se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të partisë, por sipas tij kjo është e kushtëzuar me shtyrje të Konventës. Hoxhaj i ka bërë thirrje Kryesisë së PDK që ta shtyjë...