“Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

“Krenar për djemtë”, Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

Anglia ishte një test luksi jo vetëm për Shqipërinë, por mbi të gjitha për Sylvinho, por tekniku kuqezi vërtetoi se objektivi i tij real ishin ndeshjet e “play-off”. Humbja 0-2 nuk i lë një shije të mirë Sylvinho-s, kjo për vetë faktin se ekipi i tij bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj një prej ekipeve më të forta të botë: “Në fakt, nuk ishte një rezultat i mirë, por mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë ndaj një prej ekipeve më të fora të botë, favoritë për të fituar Botërorin. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi. Tani duhet të presin shortin, por çdo gjë është e mundur. Duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off”. Ashtu si Sylvinho,...