Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbappé rrumbullakos 400 gola: Para shifrave të CR7 dhe Messit, këto nuk kanë vlerë
17 Nëntor 2025 10:52 Alfred Lleshi Me dy golat në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, që kualifikoi zyrtarisht Francën në Botërorin 2026, Kylian Mbappé ka arritur 400 gola në karrierë. Sulmuesi i Real Madridit e sheh këtë shifër vetëm si një etapë. Ai synon të vazhdojë të shënojë për t’u afruar me rekordet e Lionel Messi (896 gola) dhe Cristiano Ronaldo (953 gola), dy legjenda me të cilat krahasohet. Mbappé komentoi edhe golin nga largësia ndaj Ukrainës: “Është goli i shënuar nga distanca më e largët në karrierën time, portieri kishte dalë përpara dhe provova. Një gol është një gol, jo më shumë, pavarësisht se shënohet nga 50 metra”. Ai gjithashtu relativizoi arritjen: “400 gola janë bukur, por lojtarë të tjerë kanë treguar se nuk vlejnë...