Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Haaland ironizon provokimet e Mancini: Më prekte prapanicën…, e falënderova për motivimin
17 Nëntor 2025 10:59 Alfred Lleshi Bomberi Erling Haaland u tregua i pandalshëm edhe ndaj Italisë, duke shënuar dopietë dhe siguruar për Norvegjinë vendin në Botërorin 2026, i pari që nga vitit 1998. Italia do të luajë në “play off”. Gjatë pjesës së dytë, pas golit të barazimit nga Antonio Nusa në minutën e 63-të, tensioni u rrit mes Haaland dhe Gianluca Mancini, i cili sipas sulmuesit norvegjez “më prekte prapanicën”. Haaland tregoi: “Mendova: Çfarë po bën?Pastaj iu përgjigja: Faleminderit për motivimin”. Kjo ngjarje ndezi furinë e Haaland, që në minutën e 78-të shënoi golin e avantazhit me finalizim të bukur dhe më pas kompletoi dopietën personale pas një gabimi të mbrojtjes axurre. Jorgen Strand Larsen vulosi rezultatin në minutën shtesë 90+3’. Me këto dy...