La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

Për Armando Brojën, dëmtimet janë kthyer në një makth të vërtetë. Sulmuesi kuqezi që aktivizohet në radhët e Burnley në Premier League angleze u aktivizua në ndeshjen ndaj Anglisë në pjesën e dytë për ta lënë fushën e lojës pas vetëm 15 minutash për shkak të një dëmtimi të pësuar me sulmuesin 24 vjecar që e la fushën e lojës me barrelë dhe mes lotësh. Ishte një  moment ky që tërhoqi vëmendjen edhe të tabloidit britanik Daily Mail që vuri në dukje dëmtimet e shpeshta të Brojës me futbollistin që për shkak të tyre ka humbur plot 80 ndeshje në karrierën e tij. Ndërkaq tifozët nuk ngurruan t’iu drejtoheshin rrjeteve sociale që t’i jepnin mesazhe inkurajuese sulmuesit shqiptar e t’i uronin atij shërim të shpejtë....