PDK-ja pritet të zgjedhë sot kryetarin e ri

PDK-ja pritet të zgjedhë sot kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet ta zgjedhë udhëheqësin e ri të partisë gjatë një Konvente që do të mbahet sot pasdite. Drejtimin e partisë pritet ta marrë Bedri Hamza, ish-kandidati për kryeministër, i cili nuk duket të ketë ndonjë kundërshtar dhe e mori mbështetjen publike të kryetarit të deritanishëm, Memli Krasniqi. Hamza, 62 vjeç, ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut. Ai është zyrtari i vetëm i partisë që shpalli kandidaturën për ta udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht. Por, jo të gjithë në parti u pajtuan me thirrjen e Konventës pesë ditë pasi Krasniqi njoftoi dorëheqjen të mërkurën e kaluar. Enver Hoxhaj, i...