Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

Juventus ka një objektiv të qartë në merkato, qoftë në atë të janarit apo atë të verës së ardhshme: Të përforcojë mesfushën e saj. Për njëfarë kohe, së pari me Motta, pastaj me Tudor dhe tani me Spalletti, nevoja për një organizator loje cilësor të aftë për të diktuar ritmin ka qenë e dukshme dhe klubi po përpiqet të veprojë shpejt. Ndërsa tifozët ëndërrojnë dhe shpresojnë për një lojtar me emër të madh, klubi po punon për të siguruar një lojtar të talentuar me një të ardhme premtuese. Dhe duket se emri i përzgjedhur është ai i spanjollit Rodrigo Mendoza. 21-vjeçari luan aktualisht me Elche dhe me kombëtaren U-21 të Spanjës. Kontrata e Mendoza me klubin spanjoll skadon në vitin 2028, por përmban një klauzolë...