Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ronaldo arrin Messin në Olimpin e futbollit, askush tjetër si ata në histori
17 Nëntor 2025 7:55 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë e futbollit. Me kualifikimin e drejtpërdrejtë të Portugalisë në Botërorin e ardhshëm, Ronaldo barazon rivalin e tij të përjetshëm, duke siguruar pjesëmarrjen e gjashtë në një Kampionat Botëror. Ky është një rekord absolut. Deri më sot, askush nuk kishte shkuar më shumë se pesë herë në këtë kompeticion. Tani portugezi ngjitet në majën e historisë së futbollit botëror, përkrah Messit, si dy lojtarët me më shumë pjesëmarrje në Kupën e Botës. Para këtij kualifikimi, Ronaldo numëronte 5 Botërorë, në të njëjtin nivel me Gigi Buffon (Italia), Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthäus (Gjermani), Rafa Márquez (Meksikë), Andrés Guardado (Meksikë), Guillermo Ochoa (Meksikë) dhe Luka Modrić (Kroaci).