Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E BUJSHME te Milani, për mbrojtjen synohet rikthimi i Thiago Silva
17 Nëntor 2025 8:00 Alfred Lleshi “Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë…, bëjnë xhiro të mëdha dhe kthehen”. Kjo frazë mund të përshkruajë mjaft mirë ëndrrën e tifozëve të Milanit për rikthimin e Thiago Silva, 13 vite pas largimit të tij të dhimbshëm në verën 2012. Braziliani mbetet një simbol për cilësinë dhe lidhjen me fanellën, edhe sot profili i tij shihet si alternativë ideale për të forcuar qendrën e mbrojtjes kuqezi, sidomos pasi blerja e të riut Odogu nuk ka bindur dhe pritet huazimi i tij në janar. Sipas “La Repubblica”, Milani ka disa javë që po vlerëson rikthimin e Silva, i cili më 22 shtator mbushi 41 vjeç, një detaj që e ndan opinionin. Megjithatë, kushtet për transferim janë të favorshme. Kampionati brazilian përfundon...