Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit

Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit

17 Nëntor 2025 8:05 Alfred Lleshi Luka Modrić ka nisur sezonin si protagonist absolut, si me Milanin, që ndodhet vetëm dy pikë larg kreut, ashtu edhe me Kroacinë e kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Drejtuesit kuqezinj po mendojnë t’i ofrojnë rinovim kontrate për ta mbajtur të paktën edhe një vit tjetër në Milanello. Vendimi final do t’i takojë vetë lojtarit, i cili mund të presë përfundimin e Botërorit për të marrë një vendim. Megjithëse ka mbushur 40 vjeç, Modrić është bërë menjëherë i pazëvendësueshëm në skemat e Allegrit: 91% saktësi pasimesh, dy asistime dhe një gol vendimtar kundër Bologna e bëjnë një lider të vërtetë. Objektivi i kroatit tani është të provojë të fitojë menjëherë me Milanin dhe të shijojë Botërorin e tij të pestë. Nëse...