Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Sulmuesi “pa rregulla” që ‘shiti’ Pablo Escobar dhe Capello nuk e deshi te Real Madridi
Faustino Asprilla, legjendë e futbollit kolumbian, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur rreth përvojave të tij në botën e futbollit. Po ashtu, ka rrëfyer jetën e tij të re në një fermë ku kultivon kallam sheqeri, që e shet tek qeveria, dhe rrit kuaj. “Nevio Scala donte të më bënte të vrapoja te Parma, por i thashë: Nuk jam Forrest Gump, luaj futboll. Për mua, seksi është gëzim, martesa ishte një gabim rinor, nuk jam i krijuar për besnikëri”, – rrëfen ish-futbollisti 55-vjeçar. Asprilla, i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2004, pas një karriere me ekipe si Cúcuta Deportivo, Atlético Nacional, Parma, Newcastle United, Palmeiras, Fluminense, Atlante, Universidad de Chile, Cortuluá dhe Estudiantes de la Plata,...