Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mot i paqëndrueshëm për sot, gjatë pasdites nisin reshjet dhe shtrëngatat
Ditën e sotme (17 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.