Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Portugalia e Ronaldos kualifikohet në Botërorin 2026, për Ronaldon një shans të luajë për trofeun që i mungon
Adriatik BALLA Kualifikueset e Botërorit në zonën europiane vijojnë dhe ka befasi në çdo grup, edhe pse skuadrat e mëdha e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm. Në të vërtetë jo vetëm skuadrat por edhe individët marrin vëmendje, sikurse ndodh me Kristiano Ronaldon e të tjerë yje që vijojnë të luajnë aktiv në fushë. Në fakt, nuk ka befasi në eliminatore në lidhje me përfaqësuesen e Portugalisë, e cila është kualifikuar për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Portugalia në ndeshjen e fundit kualifikuese e mposhti Armeninë të dielën në shtëpi me rezultatin shumë të thellë, 9:1. Portugalia u paraqit pa superyllin, Kristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq të...