Kosova e dominoi përfaqësuesen e Sllovenisë në fushë e tribuna, mediat sllovene kritike me ekipin dhe tifozët e tyre

Kosova e dominoi përfaqësuesen e Sllovenisë në fushë e tribuna, mediat sllovene kritike me ekipin dhe tifozët e tyre

Adriatik BALLA Kosova i shkaktoi humbje të rëndë Sllovenisë të shtunën mbrëma. Pos në fushë, disfata ishte e rëndë për sllovenët edhe në tribunat e stadiumit në Lubjanë. “Stozhice” u dominua nga shqiptarët dhe më shumë dukej si “Fadil Vokrri” se si stadiumi kryesor i Sllovenisë. Të kota ishin masat që morën në federatën sllovene për ndeshjen me Kosovën. Ishte paralajmëruar se në tribuna, pos në atë me tifozë zyrtarë të Kosovës, nuk do të lejoheshin flamuj të tjerë pos të Sllovenisë. Kjo në praktikë nuk ndodhi. Flamuj shqiptarë e të Kosovës kishte në secilën tribunë. Por edhe tifozët pa simbole, që ishin shumica, i dhanë përkrahje të madhe Kosovës. Në fushë pamja ishte e njëjtë. Dominim i plotë i lojtarëve të Kosovës për fitore...