Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg
Në konferencë për shtyp, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi këndvështrimin e tij. “Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti. Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Kemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol. Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli...