Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë në “Air Albania” përballë Anglisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se, pavarësisht humbjes, kuqezinjtë luajtën si të barabartë dhe meritojnë mirënjohje e respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në kualifikueset e Kupës së Botës. Postimi i Ramës: FALEMINDERIT❤️🫶🇦🇱 Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit🙏 Tani pllei ofi😍💪 FORCA SHQIPËRI🌎🦅🇦🇱