Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Italia e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Norvegjisë, i duhen edhe 8 gola për të shkuar direkt në Botëror
16 Nëntor 2025 21:31 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në zonën e Europës. Italia është duke udhëhequr 1-0 ndaj Norvegjisë në sfidën që po luhet në “San Siro”. “Axurrët” gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku Francesco Pio Esposito dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Federico Dimarco. Të dyja ekipet momentalisht janë me nga 21 pikë, por Norvegjia mban vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë. E vetmja mënyrë që Italia të marrë vendin e parë është të shënojë edhe 8 gola të tjerë në pjesën e dytë, thjesht e pamundur. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që vlen për statistikë, Izraeli po barazon...