“Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit.
Pas ndeshjes, trajneri doli në konferencë për shtyp ku e ciëlsoi këtë humbje si zhgënjyese pasi deri në momentin e golit të parë të Kane, gjithçka po fliste për Shqipërinë.
“Duhet të kuptojmë se ata janë një ekip që kërkon jo vetëm fitoren në një ndeshje, por objektiv ka fitimin e Kupës së Botës.
Ndaj ndihem krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe lojën e tyre, tani duhet të presim shortin javën e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera tekniku brazilian i Shqipërisë.
NDESHJA E SOTME
Të kualifikuar për në fazën play-off të Botërorit, ndaj Anglisë, Sylvinho vërtetoi se e gjithë vëmendja e kuqezinjve është te sfidat e marsit, kjo u pa qartë edhe te formacioni titullarë ku kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidat e play-off. Ashtu siç pritej, Anglia e nisi sfidën në sulm, por pa kërcënuar seriozisht portën e Strakoshës.
As Shqipëria nuk qendëroi pasive madje Hysaj tentoi edhe një gol për katalog, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë.
Pa presion dhe me dëshirën për të vënë në jetë një tjetër arritje historike, Shqipëria vendosi në siklet Anglinë me disa zbritje të rrezikshme me Arbër Hoxhën.
Të kualifikuar si kokë grupi, Anglia e mori me qetësi fraksionin e parë, ku rastin e parë të rrezikshëm e shënuan në minutën e 37-të ku goditja e Boue dhe Kuensa vunë në lëvizje portierin Strakosha. Pjesa e parë e këtij takimi luksi u mbyll në barazim pa gola.
VIDEO/ Me mendjen tek goglat e Play-Off, Asllani: Tani presim emrin e kundërshtarit që do kemi në marsNë pjesën e dytë, ekipi i Tuchel realizoi dy herë me Kane. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për Shqipërinë, që bëri një ndeshje të mirë dhe tashmë do mendojë për Play Off e Botërorit. Anglia e mbyll pa pësuar gol, një rekord fantastik ky i “3 luanëve”.