Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Besoj se e bëra diferenën, më dhemb që nuk shënova”, Hoxha: Nuk dua t’ja di kë kam përpara kur hyj një kundër një
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Hoxha: “Besoj që bëmë një ndeshje shumë të mirë. U mundova të bëja detyrën time, t’i vija në vështirësi në lojën një kundër një. Besoj që e bëra diferencën. Na mungoi edhe fati sot. Rasti që humba në zonë? Vrapova...