“Kemi krijuar raste deri në minutën e 70”, Laçi ndjen keqardhje për golin e pësuar: I kishim punuar goditjet nga këndi

“Kemi krijuar raste deri në minutën e 70”, Laçi ndjen keqardhje për golin e pësuar: I kishim punuar goditjet nga këndi

Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Laçi: “Besoj se nga minuta e parë nga ana taktike kemi qenë shumë mirë. Edhe në kundërsulm kemi bërë shumë mirë. Ndaj një kundërshtari si Anglia nuk është e lehtë ta bësh. Deri në minutën e 70 kemi krijuar disa...