Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Treguam që e meritojmë ‘play off’-in”, Strakosha: E kemi rritur nivelin dhe njerëzit presin nga shumë nga ne, e dua ndeshjen e parë në shtëpi
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Strakosha: “Falë Zotit jemi në “play off”. E kemi treguar që e kemi merituar të jemi në “play off”. Kemi bërë edhe gabime, por të nxjerrim mësime prej tyre. Kemi një gjysmëfinale tani, e cila për ne është si një...