ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten. Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë. Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues. Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim...