Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

Shqipëria ka pësuar një humbje dramatike përballë Anglisë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Një sfidë në të cilën kuqezinjtë meritonin më shumë se humbjen 0–2. 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku ndeshja ishte totalisht e barabartë, me raste nga të dyja skuadrat. Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë ndryshuan marsh, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e anglezëve, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 51-të, kur Arbër Hoxha goditi lehtë dhe në qendër, pas asistit të dhënë nga Uzuni. Në momentin më të mirë të kuqezinjve, pikërisht kur Arbër Hoxha “vallëzonte” me topin, erdhi edhe goli i parë i anglezëve me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t...