“Për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel”, Ramadani: Në “play off” do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt

“Për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel”, Ramadani: Në “play off” do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt

Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do...