Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nuk mjaftojnë 75 minuta fantastike, Shqipëria ndëshkohet në fund nga Anglia (video)
Edhe pse bëri një paraqitje shumë të mirë të paktën për 75 minuta, në fund Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në grupin K. Anglia e filloi vrullshëm, duke fituar goditje këndi që në minutën e parë. Në minutën e 4-të, Anglia pati një rast serioz me DEclan Rice, por goditja e mesfushorit nuk ishte problem për Strakoshën. Një minutë më pas, Arbër Hoxha futet bukur në zonë dhe fiton goditjen e parë të këndit për kuqezinjtë, por krosimi i Asllanit nuk vuri aspak në vështirësi anglezët. Në minutën e 7-të, një tjetër aksion i shpejtë i anglezëve, por kombinimi Kane-Rice ndalet nga ndërhyrja në kohë e Ismajlit dhe Strakoshës. Në minutën e...