MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

16 Nëntor 2025 19:53 Telesport Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën e radhës së botërorit të MotoGP të zhvilluar në Valencia. Ai arriti të triumfojë pas një dueli “kokë më kokë” me spanjollin e Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, që u rendit i dyti. Në podium, në vendin e tretë, ngjitet edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me Ducati VR46, por që mbërriti në finish me diferencë nga dy të parët. Vetëm i gjashti spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini, që të shtunën fitoi garën sprint. Për Bezzecchi, ky është suksesi i tretë sezonal, duke rikthyer Aprilia në majën e podiumit në garën e fundit sezonale të MotoGP. Një garë që ishte thjesht një formalitet, pasi Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion...