Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shiu mbush Kaskadën e Drinit, KESH thirrje banorëve për kujdes
Autoritetet hidrometeorologjike njoftojnë sot më 16 nëntor 2025, se gjatë periudhës 17–23 Nëntor priten reshje të dendura në basenin e lumit Drin. Sipas njoftimit, kulmet e reshjeve priten më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë. Reshjet mund të arrijnë deri në 150–200 mm në Fierzë dhe deri në 300 mm në Koman–Vau i Dejës. KESH po monitoron situatën dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret. Në njoftim gjithashtu theksohet se qytetarët e zonave përreth duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhës me reshje intensive. Banorët këshillohen të mos afrohen pranë lumenjve dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, ndërsa situata do të vazhdojë të monitorohet ditë pas dite.