Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë. Në minutën e 74, pas një goditje këndi, Aliji devijoi topin në zonë duke e kthyer në asist për Herri Kejn i cili nuk gaboi para Strakoshës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 4, pas një harkimi nga e djathta, topi shkoi te Rajs në zonë ku mesfushori e uli dhe gjuajti menjëherë, por gjeti përgjigjen e Strakoshës.
3 minuta më vonë, Herri Kejn dha një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptuan gjithçka dhe ndaluan sulmin e anglezëve.
Në minutën e 13, një goditje këndi e Anglisë u harkua rrezikshëm në zonë ku Laçi fitoi faull pas një ndërhyrje të Stouns.
2 minuta më vonë, Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.
Në minutën e 17, Deklan Rajs ishte ai i cili tentoi përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por dërgoi topin lart mbi traversë.
Në minutën e 18, Hysaj doli në sulm dhe lëshoi një gjuajtje të befasishme që shkoi jo shumë lart mbi traversë.
Në minutën e 25, Hysaj nuk mundi të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.
Në minutën e 36, zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vendosi në provë reflekset e Strakoshës.
2 minuta më vonë, në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuajti me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.
Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë
