Gucati për Wesley Clark: Do jetë ‘bombë’ për Specialen

Gucati për Wesley Clark: Do jetë ‘bombë’ për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli sonte më 16 nëntor në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova rreth dëshmisë që do të japë Wesley Clark në Hagë. Gucati tha se Clark do të ketë një ndikim të madh për Gjykatën Speciale, duke theksuar se ka qenë shumë afër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. “Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati. Ai shtoi se Clark ka marrë vendime dhe hapa të mëdhenj për bombardimin e Serbisë në atë periudhë. Gucati nënvizoi gjithashtu se nëse UÇK-ja shpallet organizatë kriminale, atëherë sipas tij, edhe NATO mund të konsiderohet e...