Shqipëria luan si e barabartë ndaj Anglisë, mungon goli në pjesën e parë në “Air Albania”

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë është mbyllur në barazim pa gola, ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku të dyja ekipet kanë arritur objektivat e tyre.
Anglia e filloi vrullshëm, duke fituar goditje këndi që në minutën e parë. Në minutën e 4-të, Anglia pati një rast serioz me DEclan Rice, por goditja e mesfushorit nuk ishte problem për Strakoshën.
Një minutë më pas, Arbër Hoxha futet bukur në zonë dhe fiton goditjen e parë të këndit për kuqezinjtë, por krosimi i Asllanit nuk vuri aspak në vështirësi anglezët.
Në minutën e 7-të, një tjetër aksion i shpejtë i anglezëve, por kombinimi Kane-Rice ndalet nga ndërhyrja në kohë e Ismajlit dhe Strakoshës. Në minutën e 15-të, Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Kane.
Në minutën e 18-të, Shqipëria pati një shans të mirë me Elseid Hysaj, por goditja e shkodranit përfundon pak mbi traun e portës. Në minutën e 25-të, Hysaj lë fushën e lojës, futet Ivan Balliu.
Në minutën e 36-të, Boëen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 38-të, Adam Wharton ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Asllanit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Letonia po fiton në transfertë 0-1 në Beograd ndaj Serbisë. Vladislavs Gutkovskis shënoi për letonezët në minutën e 12-të.