Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Franca bën spektakël edhe me ekipin e dytë, Ukraina dhe Islanda ashtu siç i leverdis Shqipërisë
16 Nëntor 2025 18:59 Telesport Përveç ndeshjeve në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë mbyllur pjesët e para dhe në dy takimet e fundit në grupin D. Në Baku, Franca po fiton 1-3 në transfertë ndaj Azerbajxhanit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dadashov në minutën e 4-të, por francezët edhe pse me formacionin e dytë përmbysën shifrat shumë shpejt. Jean-Philippe Mateta barazoi shifrat 1-1 në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit perfekt të Malo Gusto. Akliouche shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 30-të, pas një krosimi në zonë të Thuram dhe asistit të dytë të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Mahammadaliyev shënoi autogol në portën e tij, duke bërë që francezët ta...