Nuk ka më vende, Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit

Nuk ka më vende, Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit

Festat e nëntorit, dhe më tej ato të krishtlindjes dhe vitit të ri, kanë bërë që të gjithë hotelet dhe bujtinat e Korçës dhe fshatrave turistike, si Voskopoja, Dardha apo Boboshtica të ezaurojnë të gjitha kapacitetet akomoduese që kanë. Të interesuarit në shumicë janë vizitorë vendas, por nuk mungojnë as të huajt. Përveç paketave që ofrohen nga njësitë e shërbimit dhe ato akomoduese, edhe pushteti lokal në Korçë ka planifikuar një kalendar festiv një sërë aktivitetesh, kulturore dhe argëtuese duke nisur që me festat e nëntorit dhe më pas me ato të krishtlindjes dhe vitit të ri.