PDK ankohet në Supreme, insiston për rivotim në Mitrovicë të Jugut

PDK ankohet në Supreme, insiston për rivotim në Mitrovicë të Jugut

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugut, duke dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, PDK-ja e quajti vendimn e PZAP-së të gabuar, pasi tha se “procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar”. “Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK-ja kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e kishte hedhur poshtë të premten një kërkesën e PDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas...