Sfida Shqipëri–Angli, mesazhi i ambasadës britanike: Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat

Sfida Shqipëri–Angli, mesazhi i ambasadës britanike: Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar me një mesazh miqësor dhe sportiv në prag të ndeshjes së fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Anglisë. “Sonte, Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat, dhe kjo ndeshje do t’i japë fund një udhëtimi emocionues. Hajde Angli! Suksese Shqipëri!”, shkruan Ambasada Britanike, duke përcjellë një atmosferë respekti dhe sportiviteti mes dy kombëtareve. Ndeshja pritet të sjellë emocione të forta, teksa të dy ekipet kërkojnë të mbyllin me dinjitet këtë fazë të rëndësishme të kualifikueseve.