Starton dueli historik, shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.
Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

 

 

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.
Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.
LIVE SHQIPËRI-ANGLI 0-0
NGJARJET KRYESORE

1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE

 
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.Trajner: Silvinjo
ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.Trajner: Tomas Tuhel