E rëndë/ Makina plotë me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

E rëndë/ Makina plotë me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë. Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodopit, në Greqi. Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik. Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende. Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e...