Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Lënia jashtë e Mario Mitajt dhe Julian Shehut, arsyeja se përse Silvinjo bëri zgjedhjen
Shqipëria ka publikuar formacionin për ndeshjen që do ta luajë kundër Anglisë në orën 18:00. Ajo që ra në sy në këtë 11-she të hedhur në fushë nga ana e Silvinjos është padyshim lënia jashtë e Armando Brojës. Rei Manaj do të lihej pushim dhe u mendua se vendin e tij do ta merrte Broja me Uzunin të kaluar në krahë të djathtë, por në fakt u mendua për Uzunin në qendër dhe Bajramin në krahë të djathtë. Nga ana tjetër Mario Mitaj dhe Julian Shehu nuk janë në ekip pasi për trajnerin konsiderohen shumë të rëndësishëm dhe nëse ndëshkoheshin me karton të verdhë kundër Anglisë, atëherë do të mungonin në gjysmëfinalen e Play Off. /Sport Ekspres/