Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Portugalia “vuan” pa Kristiano Ronaldon, fiton 9-1 kundër Armenisë
Portugalia e ka mbyllur grupin kualifikues të Botërorit në vendin e parë. Dhe cfarë mbyllje, në mënyrën më të mirë… Pas asaj humbje me Irlandën 2-0, ku Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, skuadra ka reaguar ndaj Armenisë. Me dëshirën për të treguar saktësisht forcën e tyre pa Kristiano Ronaldon, Portugalia ka marrë një fitore të thellë, nga ato që shënohen në historinë e shifrave. Jo pak, por 9-1 kundër Armenisë, ndërsa pjesa e parë ishte mbyllur në shifrat 5-1. /Sport Ekspres/